Categories Lajme

Dollari mbi euron, fenomeni i pazakontë në tregun vendas/ Çfarë po ndodh me valutat?

Për të tretën ditë radhazi monedha amerikane vijon të jetë më e fortë se euro krahasuar me lekun në tregun vendas. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, pavarësisht rënies së pësuar gjatë dy ditëve të fundit, 1 dollar këmbehet me mesatarisht 116.84 lekë, ndërkohë që një euro me 116.79 lekë.

Të dyja monedhat kanë pësuar rënie krahasuar me lekun gjatë 24 orëve të fundit, megjithatë fenomeni më i rendësishëm është pikërisht forcimi i dollarit krahasuar me euron gjatë ditëve të fundit në tregun vendas.

Ekspertët e lidhin këtë fenomen me rritjen e çmimeve të lëndëve të para të rendësishme siç janë karburantet apo ushqimet duke bërë që në treg të ketë më shumë kërkesë për dollar se sa për euro, ndërkohë që Shqipëria është “përmbytur” gjatë muajve të fundit me monedhën europiane për shkak të turizmit, por edhe pastrimit masiv të parave. Sa i përket paundit, ai sot këmbehet mesatarisht me 138.34 lekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME