Categories Lajme

Donald dhe Melanie Trump vaksinohen në mënyrë të fshehtë, ja çfarë zbuluan gazetarët

Ish-presidenti Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump u vaksinuan në heshtje kundër koronavirusit në janar, kur ishin ende në Shtëpinë e Bardhë. Kjo u zbulua nga korrespondentja e New York Times, Maggie Haberman, e cila fitoi çmimin Pulitzer për punën e saj në vitet në të cilat ndoqi presidencën e Trump.

Zbulimi i Haberman mund të krijojë polemika të reja rreth ish-çiftit presidencial, për zgjedhjen e tyre për të mbajtur lajmin e fshehtë dhe jo për t’u vaksinuar publikisht, në TV drejtpërdrejt, siç bëhet nga shumë politikanë të tjerë. Lajmi erdhi një ditë pasi Trump u paraqit në konferencën politike CPAC në Orlando, ku për herë të parë ai inkurajoi njerëzit të vaksinoheshin.

“Të gjithë duhet të shkojnë të vaksinohen”, tha  Trump gjatë fjalës. Kur The Times pyeti një këshilltar të ish-presidentit nëse e kishte marrë atë, përgjigjja ishte që ai e kishte, privatisht, një muaj më parë.

Qasja e fshehtë nga Trump erdhi ndërsa një numër mbështetësish të tij kanë shprehur rezistencë ndaj vaksinës dhe ndërsa zyrtarë të tjerë janë përpjekur të japin një shembull duke marrë vaksinat në publik, si ish-nënpresidenti Mike Pence, apo kreu aktual i Shtëpisë së Bardhë Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Jill Biden, së bashku me zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe Douglas Emhoff.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME