Categories Lajme

Donald Trump fut në rekordet ‘Guinness’ artistin kosovar

Artisti, Alkent Pozhegu është tre herë i certifikuar nga Guiness. Së fundmi, ai ka arritur të futet në librin Guiness për portretin më të madh të krijuar me drithëra të ndryshme, të Presidentit amerikan Donald Trump. Pozhegu ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina” ku ka folur edhe më shumë për pasionin e tij të madh për artin dhe çmimet e fituara.

Per realizimin e mozaikut të Donald Trump, ai ka punuar rreth dy vite e gjysmë. Materialet që ka përdorur janë: Misër, oriz, fara luledielli dhe grurë. Për mozaikun janë përdorur 4000 kg drithëra. Përmasat janë 20×26. 560m2. Titulli i fituar për këtë mozaik të realizuar është: ‘Largest Grain Image’. “Një durim i jashtëzakonshëm. Kravata është bërë me misër të kuq, fytyra me misër të bardhë, flokët i ka me pak grurë, vetullat janë me farë luledielli. Kam bërë disa prova, deri sa të gjeja momentin final, në mënyrë që të shihet dhe të pranohet nga rekordi Guiness”, thotë ai.

Pozhegu është rekordmbajtës i rekordeve boterore të Guinness: ‘Largest Grain Mosaique’ (30 Maj 2014) dhe ‘Largest Seed Mosaique’ (15 Maj 2017) Rekordet jo të pranuara: Skulpturë me fruta 30 metra gjatësi (16 Qershor 2012) dhe Pema më e madhe nga Frutat (29 Maj 2015)

Më parë ka fituar Guiness për mozaikun me dy emrat e futbollistëve Cristiano Ronaldo dhe Messi. Në vitin 2017 me mozaikun e Rita Orës dhe së fundmi me mozaikun e Donald Trump. /tvklan.al 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME