Lajme

Doni të shkoni në punë me makinë? Ja rregullat e reja, Rama poston Videon

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook-un e tij mënyrën se si do të merret leja për të shkuar në punë me makinë duke nisur nga dita e hënë. Sipas Ramës, rruga e re është më e shpejtë dhe më efikase, ndërsa kujton edhe një herë pasojat ligjore e penale për shkelësit e rregullave. Shefi i qeverisë poston edhe një video ku tregohet rruga që duhet ndjekur.

Postimi i plotë i Ramës: leje-dalja me automjet përmes e-albania i jep fund e-maileve dhe pritjeve të deritashme për përgjigje https://e-albania.al/

ju lutem atyre që duan autorizim për të shkuar në punë javën tjetër të ndjekin me vëmendje video-udhëzimin dhe të testojnë sistemin e ri që përmes e-albania i jep fund pritjeve për aprovimin e autorizimit???? lexoni me vëmendje në hyrje të portalit e-albania lajmërimin që ju shfaqet, ku do të gjeni qoftë kategoritë e lejuara këtë javë për punë, qoftë protokollin sanitar të sigurisë????

e përsëris, sistemi po testohet që deri nesër të jetë plotësisht funksional, prandaj mos u mërzisni nëse do të hasni ndonjë vonesë në aprovim, sepse pjesëmarrja juaj në testim ndihmon në kolaudimin e sistemit???? lexoni po ashtu me vëmendje pasojat ligjore e penale për shkelësit e kufizimeve të posaçme anti-covid të qarkullimit në këmbë apo me automjet

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close