Categories Lajme

Donte se*s për një vend pune, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Shukri Xhelilit për pafajësi

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili, për pafajësi. Pesë vite më parë, Xhelili u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pasi u shfaq në një video-skandal duke kërkuar seks për një vend pune në Bashkinë e Dibrës.

Prokuroria çoi në Gjykatë dy akuza për Shukri Xhelilin, “korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore” dhe “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”. Ish-kryebashkiaku e Apeloi vendimin dhe kërkesa për korrupsion ra.

Përfundimisht, Shukri Xhelili u dënua nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda me 1 vit e 8 muaj burg, nga 2 vite e 8 muaj që kishte dhënë Shkalla e Parë. Mirëpo, duket se ish-kryebashkiaku që kërkonte seks për një vend pune dhe doli në video-skandal me të brendshme të grisura, edhe pas 5 vitesh nuk e ka pranuar dënimin.

Ai ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar pafajësi, kërkesë e cila nuk është pranuar. Po ashtu, edhe Prokuroria ka bërë rekurs të vendimit të Apelit, duke kërkuar që Shukri Xhelili të dënohej edhe për akuzën e parë të korrupsionit, por dhe kjo kërkesë është rrëzuar.

Vendimi i marrë nga Gjykata e Lartë, publikuar më 18 tetor:

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME