Lajme

”Donte të ikte me të dashurin’- Zbardhet dëshmia shokuese e shqiptarit

Elona, 36-vjeç, u mbyt nga burri i saj, Festimi, 40 vjeç. Shkak dyshohet të jenë bërë debatet mes çiftit, xhelozia dhe sipas autorit të vrasjes, kërkesa e gruas për t’u larguar me të dashurin bashkë me fëmijët. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, 40-vjeçari ka pasur dyshime se gruaja e tradhtonte. Gjatë dy ditëve të fundit mes tyre ka pasur tensione të mëdha deri ditën e diel, kur në dhomën e gjumit, 40-vjeçari e mbyti Elonën me duar.

Sipas dëshmisë së autorit të ngjarjes, gruaja i ka thënë se do të merrte fëmijët dhe do të largohej. Disa orë para ngjarjes së rëndë, Festimi kishte postuar në rrjetet sociale një foto duke përqafuar gruan e duke i treguar të gjithëve dashurinë për të, por askush nuk e dinte që gjithçka do të përfundonte në një tragjedi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: