Categories Lajme

“Donte të më çonte në krevat”- Kush është agjentja që ka trazuar Francën?

Franca është trazuar nga një skandal, që ka në qendër presidentin e Federatës së Futbollit, Noël Le Graët.

Ky i fundit është akuzuar nga agjentja Sonia Souid, e cila thotë se gjatë kohës që punonte për të, është ngacmuar seksualisht nga ai.

“Unë ishe një agjente e ri dhe ai presidenti i FFF. Le të flasim për futbollin e femrave. Isha shumë e lumtur që do të kisha një takim me të. Isha 28 vjeçe në atë kohë. Ai është 72.

Ai duhet ta kishte pasur respekt. Kurrë nuk më shihte si menaxhere, por si një karamele. Të flas vulgarisht, më shihte si një bythë me dy gjinj. Kur shkova, kishte mbushur dy gota me shampanjë.

U largova duke i thënë se do të takoja të fejuarin. Më la të shkoja. Më bëri të qartë se do të donte që unë të përfundoja në shtratin e tij. Më pas më merrte në telefon rregullisht për të më ftuar për darkë…”, ka deklaruar Souid.

Vetë presidenti i ka mohuar akuzat, por tashmë në Francë kërkojnë largimin dhe hetimin e tij.

Aë më tepër që ai është kthyer në njeriun më të urryer në Francë, pas deklaratave shokuese dhe injorimit që i bëri Zined Zidane, që në Francë konsiderohet një hero.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME