Categories Lajme

Doracaj në Vlorë/ Apel qytetarëve të aplikojnë për rinovimin e dokumenteve të identitetit

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj dhe kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli vizituan sot zyrat e reja të ”Aleat” nga ku u bënë thirrje qytetarëve të aplikojnë për rinovimin e dokumenteve të identitetit.

“Zyrat e ‘Aleat’, në territorin e bashkisë Vlorë janë tërësisht të reja, të transformuara kohët e fundit, me një standard shërbimi shumë cilësor, me respektim të rregullave anti-Covid, që janë kushte të domosdoshme të punës për t’iu ofruar shërbimin qytetarëve. I kujtoj qytetarët e Vlorës që kanë të drejtë vote, dhe sidomos ata që votojnë për herë të parë, që të vijnë të aplikojnë në zyrat e “Aleat” për tu pajisur me ID kartë”, tha kryebashkiaku Leli.

Sipas tij, është një element i domosdoshëm për të treguar vullnetin në zgjedhjet e radhës.

“Për arsye të mbarimit të afatit të përdorimit të shumë kartave ID, jo vetëm në territorin e bashkisë Vlorë, por në të gjithë Shqipërinë, ne kemi ofruar shërbim në këto zyra dhe në njësitë administrative edhe ditën e shtunë”, informoi Leli. Nga ana e tij, kreu i DPGJC, Doracaj tha se çdo shtetasi shqiptar, i cili posedon një dokument identifikimi, që i ka mbaruar vlefshmëria, një ID kartë ose pasaportë duhet të vijë pranë zyrave të aplikimit dhe të aplikojë për t’u pajisur me dokumentin e ri

“Letërnjoftimi elektronik nuk është thjesht dokumenti me anë të të cilit shtetasit shqiptarë marrin pjesë apo votojnë, e të shprehin vullnetin e tyre ditën e zgjedhjeve, por është edhe çelësi për të përfituar çdo shërbim në institucionet publike dhe private”, bëri të ditur Doracaj.

Po ashtu, ai u bëri thirrje qytetarëve të cilit kanë aplikuar dhe për shkak të pandemisë nuk kanë tërhequr dokumentet ID pranë zyrave të aplikimit, të vijnë dhe të tërheqin dokumentet pranë zyrave të gjendjes civile.

Doracaj iu përgjigj edhe interest të medies lidhur me saktësimin e adresave.

“Saktësimi i adresës apo deklarimi i adresës nga qytetari është një detyrim ligjor, i papërmbushur këto 30 vite. Shteti e ka bërë dhe u kërkon qytetarëve vetëm disa minuta pranë zyrave të gjendjes civile dhe prej më shumë se një muaji, këtë saktësim adrese, të gjithë qytetarët shqiptarë mund ta bëjnë edhe nëpërmjet platformës e-albania, duke mos u paraqitur fizikisht as pranë zyrave të gjendjes civile.Nëse një person nuk ka mundësi aksesi në platformë, atëherë zyrat e gjendjes civile janë aty që t’i asistojnë. Të gjithë ata që nuk kanë akses në platformën qeveritare e-albania mund të paraqiten pranë zyrave të gjendjes civile vetëm pak sekonda”, bëri të ditur ai.

Për të gjithë personat që kanë vonuar deklarimin e vendbanimit, Doracaj theksoi se gjoba prej më shumë se dy muaj është hequr. “Nuk ka më masë administrative, gjobë për ata që kalojnë afatin 30 ditë edhe nuk vetëdeklarojnë adresën”, deklaroi Doracaj.

Sa i takon listës së zgjedhësve, Doracaj garantoi se “këto do të jenë listat më të mira të zgjedhësve që ka pasur ndonjëherë Republika e Shqipërisë”.

Sipas tij, lista nuk ka dublime. “Është një numër shumë i vogël, mos gaboj, 150-200 persona, të cilët janë të dyshuar si të dubluar dhe është detyrë e zyrave të gjendjes civile t’i verifikojnë, janë apo nuk janë”, bëri të ditur ai.

Që nga tetori që ka dalë ekstrakti i parë, çdo shtetas që ka të drejtën e votës, mund ta kontrollojë emrin e tij me emër, atësi, mbiemër, te portali e-Albania, dhe pranë çdo zyre të gjendjes civile ku ato janë të afishuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME