Categories Lajme

Dorëheqja e Ardi Veliut? Reagon për herë të parë kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama tha sot se nuk e ka menduar shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, pas veprimit të tij që nxiti një reagim të gjerë në opinionin publik, kur nxori videon me armë të nënës së 15-vjeçarit të dhu nuar nga Polici në zonën e Liqenit Artificial.

“Ata që predikojnë më shumë moral dhe më shumë ligjësi morale në këtë vend kam fatin ti njoh sic kam fatin të jjoh dhe drejtoribn midis të gjithëve unë zgjedh drejtorin jo ata, më vjen keq“, tha Rama.

Teksa e pranoi se veprimi i Ardi Veliut ishte gabim, Rama tha se kjo ka ndodhur si “një përpjekje e keq shpjeguar për të thënë që dakort të gjitha por edhe familja ka përgjegjësinë dhe rolin e vet në mirëedukimin e mirëritjen e brezit të ri’. Rama: Më lejoni ta sqaroj që sigurisht drejtori për të cilëin kam konsideratën më të lartë për integritetin , profesionalizmin e rezultatet e arritura, në këtë rast ka gabuar pa diskutim. Ka gabuar e them pa asnjë rezervë ka gabuar, por jam më i prirur ti besoj ndjesës së tij publike dhe sqarimi që ai dha se sa gjithë moralistëve të mexhelisit të këtij vendi, është fare e qartë që nuk ishte një përpjekje për të justifikuar dhunën se polici për të cilin flitej është pezulluar menjëherë jo atë ditë, por më parë dhe është cuar në hetim penal, por ishte një përpjekje e keq shpjeguar për të thënë që dakort të gjitha por edhe familja ka përgjegjësinë dhe rolin e vet në mirëedukimin e mirëritjen e brezit të ri e thënë ashtu ishte gabim por preferoj ndjesën publike të tij dhe shpjegimet e dhëna prej tij e duke e njohur dhe vlerësuar për integritetin moral të pavënë në diskutim deri më sot nga askush, cështja për mua është e mbyllur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME