Categories Bota, Lajme

Dorëhiqet qeveria hollandeze, skandali me fondet për fëmijët rrëzon kryeministrin Rutte dhe kabinetin e tij

Bie qeveria e Hollandës! Kryeministri Mark Rutte dhe kabineti i tij qeveritar i kanë paraqitur mbretit zyrtarisht dorëheqjen këtë mesditë. Shkak i këtij vendimi është bërë skandali me keqmenaxhimin e subvencioneve të kujdesit për fëmijët, që çuan mijëra familje në shkatërrim financiar.

Raporti i hetimit tha se rreth 10,000 familje ishin detyruar padrejtësisht të paguajnë dhjetëra mijëra euro subvencione, duke çuar në papunësi, falimentime dhe divorc. Ai përshkroi një keqmenaxhim të tillë gjatë një dekade si një “padrejtësi të paparë”.

Lideri i Partisë Laburiste të opozitës, Lodewijk Asscher, i cili ishte ministër i Çështjeve Sociale në qeverinë e mëparshme, dha dorëheqjen për këtë çështje ditën e djeshme, duke mohuar se ai e dinte që autoriteti tatimor “po gjobiste gabimisht mijëra familje”, por duke pranuar se ishte një sistem i dështuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME