Categories Lajme

Dorëhiqet Zv/Ministri i Arsimit, u akuzua për plagjiaturë

Pas akuzave për plagjiaturë (kopjim), zëvendësministri i Arsimit Ervin Demo ka paraqitur sot dorëheqjen e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Demo përmes një statusi në ‘Facebook’.

Demo tha se; “Çdo argumentim nga ana ime kundër baltosjes në pozicionin që jam sot, do të paragjykohej vetiu dhe do linte vend për keqinterpretime, nëse unë do të mbetesha në pozicionin tim”.

Do mbetem veprimtar i Partise Socialiste, deklaron Demo.

Ja reagimi i Ervin Demos

Gjatë 2 javëve të fundit jam vënë në shënjestër nga politika e baltës dhe besoj se në radhë të parë më takon të vë interesat e kabinetit qeveritar mbi interesin tim personal. Unë i jam thellësisht mirënjohës Kryeministrit për mbështetjen e Tij të pakushtëzuar, të Ministres së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve po ashtu, si edhe të gjithë atyre që ma bënë kaq sfiduese, dinamike e të bukur pse jo, këtë fazë të karrierës sime.

Sot kam ofruar dorëheqjen si zëvendësministër dhe mbetem i përkushtuar në vijimin e përpjekjes sonë të përbashkët, si qytetarë e si veprimtarë të Partisë Socialiste.

Çdo argumentim nga ana ime kundër baltosjes në pozicionin që jam sot, do të paragjykohej vetiu dhe do linte vend për keqinterpretime, nëse unë do të mbetesha në pozicionin tim…..

Besimi e mbështetja e deritanishme, më mjaftojnë e teprojnë kur thotë populli. Besoj fort që koha do t’i vërë më shpejt se vonë gjërat në vend dhe unë do të jem në pozicionin e duhur për ta ndihmuar këtë proces.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ka disa muaj që po përgatit fillimin e “Verifikimit të kritereve të ligjshmërisë” (VKL) për të gjithë titujt dhe gradat e akorduara nga IAL-të në vend, gjatë 10 viteve të fundit.

Nuk do të dëshiroja kurrë që në pozicionin e zëvendësministrit, të isha une vetë arsyeja për ta paragjykuar këtë element kaq të rëndësishëm të reformës sonë rrënjësore. Proçese të tilla transparente, rigoroze dhe të drejta, janë rruga e vetme për të krijuar një qasje të re në sistem për arsimin që aspirojmë dhe kontribuar në kulturën e duhur organizative në promovimin e stafeve akadamike dhe kërkuesve të rinj.

Do të jetë tejet e vështirë, po pikërisht për këtë arsye jam sot më i bindur se kurrë që vetëm nën drejtimin aktual, të Kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste që reformat jetike për vendin, do të vijojnë të ecin me vendosmëri në drejtimin e duhur.

Për mua ka qenë një privilegj të kem qenë pjesë e kabinetit Rama. Tanimë do të jem i tëri në dispozicion të veprimtarisë sime politike mes njerëzve të zakonshëm.

Shumë faleminderit dhe mirënjohje e respekt të gjithë kolegëve të kabinetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME