Lajme

Dorëzohet policia turke në kapjen e bosit të kriptomonedhave Ozer

Katër grupe me efektivë të policisë turke që kishin ardhur në Tiranë për kapjen e bosit të kriptomonedhave Faruk Fatih Ozer janë larguar ditën e sotme nga vendi ynë duke u kthyer duarbosh në Turqi. Lajmi është bërë i ditur nga media Haber Global. Ndër të tjera njoftohet gjithashtu se tashmë i mbetet në dorë policisë shqiptare për të vijuar operacionet për prangosjen e 27-vjeçarit.

Sipas Haber Global kërkimet përgjithsisht janë përqëndruar në Tiranë ku besohet se qëndron i fshehur Ozer. Mendohet ndër të tjera se mashtruesi me bursën e kriptovalutës ndryshon vazhdimisht vendndodhje në kryeqytet ndërsa dyshohet se mund të ketë marrë edhe një pasaportë të re false.

Uniformat blu janë vënë në ndjekje edhe të personit që është shpallur në kërim për këtë rast, Edivaldo Haxhiu i cili priti 27-vjeçarin turk në aeroportin e Rinasit dhe e ndihmoi që të strehohej në zona të ndryshme të Tiranës. Kujtojmë se Faruk Fatih Ozer akuzohet për mashtrim me 2 miliardë dollarë në bursën Thodez që ai kishte krijuar dhe ku kishin investuar rreth 400 mijë persona.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo edhe:

Close
Back to top button
Close
%d bloggers like this: