Lajme

“Dosja 184”, gjobiten avokatët që s’u paraqitën në seancë

Dështon seanca e rradhës e “Dosjes 184”, ndaj të akuzuarve për ndikim në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016 në Dibër. Seancat e caktuara dje dhe sot për Nuri Medën, Drini Gjecin, Hasan Hotin dhe Robert Agën, janë shtyrë sërish. Seanca gjyqësore e caktuar një ditë më parë për Drini Gjecin e Nuri Medën, nuk është zhvilluar për shkak të mungesës së vetë gjyqtarit të çështjes.

Këtë të mërkurë është shtyrë edhe seanca ndaj ish administratorit të Njësisë Administrative Lurë, Hasan Hoti dhe ish shefit të komisariatit të Dibrës, Robert Aga kjo për shkak të mungesës të palës mbrojtëse.

Ashtu si dy seanca më parë edhe ditën e djeshme gjyqtarja e çështjes ka marrë vendimin për të gjobitur dy avokatët e të akuzuarve të cilët nuk u paraqitën në sallën e gjyqit. Pritet të caktohet seanca e rradhës për në fillim të nëntorit.

Kjo dosje solli debat politik e deri në protesta kundër mazhorancës duke bërë që opozita ta akuzojë për vjedhje të votave e manipulim rezultati duke i dhënë mandatin Muharrem Ramës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: