Categories Lajme

Dosja e plotë hetimore, çfarë ndodhi në uzinën e Gramshit

Është siguruar dosjen e plotë hetimore të ngjarjes së gushtit të vitit të kaluar ku, dy shtetas rus dhe një ukrainas sulmuan me spray neoparalizues 2 ushtarë të uzinës ushtarake në Gramsh.

Fedir Alpatov, Mikhail Zorin dhe Svetlana Timofeeva vijojnë të mbahen në burg dhe kërkesa e tyre për një masë më të butë sigurie është refuzuar nga gjykata e Elbasanit, ajo e apelit të Durrësit dhe gjykata e lartë.

Në dosje thuhet se krahas fotografive të objekteve të ndryshme ushtarake dhe objekteve të infrastrukturës kritike civile në gjendjen aktuale, këtyre shtetasve i janë gjetur dhe 2 fishekë të kalibrave, model 56, kalibër 7,62 mm dhe predhë fisheku armë zjarri kalibër 12.7 mm.

Dosja hetimore:

Më datë 20.08.2022, rreth orës 17:35, nga ana e punonjësve të shërbimit, rojeve ushtarake pranë Uzinës Mekanike Ushtarake Çekin-Gramsh, është njoftuar Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh, se në ambientet e rrethimit të brendshëm të këtij objekti, është futur një shtetas i huaj, i cili pasi është konstatuar nga roja e shërbimit, është larguar nga magazinat duke kaluar muret rrethuese të Uzinës.

Ky shtetas është ndjekur nga dy rojet e Uzinës dhe në distancë rreth 200 m larg objektit, në momentin që ata janë afruar për ta ndaluar dhe shoqëruar këtë shtetas, ai ka bërë rezistencë dhe ka nxjerrë një aparat sprucimi, duke ua hedhur në fytyrë dhe në trup, më qëllim që të largohej nga ata. Pavarësisht këtyre veprimeve të dhunshme të personit nën hetim, rojet kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe e kanë mbajtur të bllokuar deri në momentin që kanë ardhur shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, të cilët kanë bërë shoqërimin e tij në ambientet e këtij komisariati.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se, ky shtetas është i identifikuar si Mikhail Zorin, me shtetësi ruse, i cili ka qenë i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë, të cilët udhëtonin me një mjet sportiv ngjyrë portokalli me vija të zeza, me targë AX6200IP. Menjëherë janë vendosur pika kontrolli nga ku është bërë e mundur identifikimi dhe shoqërimi i mjetit me targa AX6200IP, në të cilin ndodheshin shtetasi ukrainas Fedir Alpatov dhe shtetasja ruse Svetlana Timofeeva.

Nga shërbimet e policisë gjyqësore është bërë pyetja e personave që kanë dijeni për veprën penale, këqyrja e automjetit me të cilin udhëtonin dy prej shtetasve të huaj, sekuestrimi i sendeve dhe kryerja e vendimeve përkatëse të ekspertimit, për sendet e sekuestruara.

– Shtetasi Ardian Xhaka, me detyrë ushtar profesionist roje i lëvizshëm në ambientet e brendshme të Uzinës Mekanike Ushtarake Çekin, Gramsh, ka deklaruar se rreth orës 17:25, në afërsi të objektit ushtarak nr .8, kishte dëgjuar një zhurmë dhe kishte parë një person të afrohej te dera e hyrjes kryesore, i cili kishte tentuar ta hapte atë dhe të futej brenda objektit. Sapo i është bërë thirrje të ndalojë, ai është larguar me vrap duke kaluar murin rrethues të Uzinës. Punonjësit e repartit pasi e kanë ndjekur në një distancë rreth 200 m nga muri rrethues, kanë mundur ta kapin. Në momentin që janë afruar, ai ka kundërshtuar dhe i ka sulmuar me një spraj kimik, të cilin e ka nxjerrë nga xhepi, duke ua hedhur në fytyrë dhe në trup. Pavarësisht sulmit, rojet e objektit ushtarak kanë bërë të mundur ndalimin e këtij shtetasi, deri në momentin që është shoqëruar nga policia në Komisariatin e Policisë Gramsh.

–  Shtetasi Aldo Bici, me detyrë përgjegjës i shërbimit të rojeve në Uzinën Mekanike Ushtarake Çekin, Gramsh, me deklarimin e tij ka konfirmuar deklarimin e Ardian Xhaka. Ndër të tjera ka deklaruar se, nga spërkatja që u është bërë në fytyrë dhe në trup nga personi të cilin po e ndiqnin, ata kanë ndjerë djegie të syve dhe trupit, marrje mendsh, djegie të gjoksit dhe supeve.

– Shtetasja Fatmira Shaipi, banesa e së cilës ndodhet në fshatin Çekin, mbi Uzinën Mekanike Ushtarake, ka deklaruar se rreth orës 17:00, pranë shtëpisë së saj, ka parë të parkuar një makinë ngjyrë portokalli, të cilën nuk e kishte parë më parë. Gjithashtu, në afërsi të mureve të Uzinës ka parë një person me kapele, pantallona të shkurtra dhe një çantë në krah, duke u ngjitur në drejtim të vreshtave të saj, të cilat janë ngjitur me murin rrethues të Uzinës.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se tre shtetasit nën hetim Fedir Alpatov, Mikhail Zorin dhe Svetlana Timofeeva, më datë 20.08.2022, rreth orës 17:30, janë konstatuar brenda ambienteve të objektit ushtarak “Uzina e Mekanike Çekin-Gramsh” (Ish Uzina e Armëve), duke kryer filmime dhe fotografime të fshehta, nëpërmjet pajisjeve speciale elektronike të fotografimit. Nga këqyrjet paraprake të pajisjeve elektronike kanë rezultuar të dhëna me rëndësi për hetimin që lidhen me fotografi të objekteve të ndryshme ushtarake dhe objekteve të infrastrukturës kritike civile në gjendjen aktuale. Shtetasve të lartpërmendur u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndër të tjera, këto sende:

– automjet Chevrolet me targa AX 6200 IP; sasi të konsiderueshme monetare; 1 pajisje vëzhgimi për shikueshmëri natën (night vision); drone; 1 laptop; karta sim; hardisk i jashtëm;

– 1 (një) copë fishek model 56, kalibër 7,62 mm; 1 (një) predhë fisheku arme zjarri kalibër 12.7 mm;

– dokumente identifikimi dhe udhëtimi;  pajisje kampingu të ndryshme;1 bombul e përdorur në formë spray neuroparalizuese; 6 telefona celularë etj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME