Lajme

Dosja e pronave në Gjirin e Lalzit, SPAK kërkon arrestimin e “Rrumit të Shijakut”, akuzat ndaj tij

SPAK ka lëshuar urdhër arrest për Aleksandër Laho, alias Pëllumb Muharremi, i njohur ndryshe si “Rrumi”.

Sipas informacioneve, bëhet e ditur se arrestimi për Lahon është lëshuar pas akuzave për korrupsion për tjetërsimin e pronave në zonën e Gjirit të Lalzit.

Aleksandër Laho, alias Pëllumb Muharremi është në kërkim pasi u shpall nga Policia e Durrësit në kuadër të operacionit më të fundit policor, “Porositësi”.

Ai dyshohet se bashkë me tre persona të tjerë, mori peng njërin prej vëllezërve Beqiraj, Indrit Beqirajn, ngjarje e ndodhur më 2 Tetor në afërsi të fshatit Koxhaj, në autostradën Tiranë-Durrës.

I njohur edhe me nofkën “Rrumi”, ai nuk është emër i panjohur për policinë, por edhe publikun. Në 2019-n, ai mbeti i plagosur në atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoj ngjarje e ndodhur më 1 Nëntor pranë mbikalimit të Shkozetit.

Persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri nga mjeti i tyre në drejtim të automjetit ku po udhëtonte prokurori Ndoj. Si pasojë mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku 24 vjeç.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close