Lajme

“Doza e parë e vaksinës nuk krijon mbrojtje totale”/ Bino: Nuk ka variante të reja të covid të konfirmuara në vend

Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, deklaroi sot se në Shqipëri nuk ka qarkullim të variantit të ri të koronavirusit COVID-19. “Ne kemi hetuar edhe disa raste që kanë pasur kontakt me një rast jashtë vendit tonë dhe nuk kemi gjetur variante të reja të koronavirusit. Deri tani nuk kemi asnjë të dhënë faktike apo epidemiologjike që të kemi të bëjmë me lloje të reja të virusit. Ne po hetojmë dhe po shohim nëse kemi të bëjmë me virusin jo të zakonshëm. Ne përdorim një metodë që të ndihmon dhe mund të gjejmë variantin e ri. Por deri tani nuk e kemi gjetur”, tha Bino.

E ftuar në një studio televizive, Bino u shpreh se infektimi është diçka që mund të ndodhë pas dozës së parë të vaksinës, pasi organizmi i njeriut nuk ka krijuar të gjitha antitrupat që duhen për të qenë i mbrojtur. “Kjo mund të ndodhë pasi organizmi nuk mund të krijojë antitrupa mbrojtës menjëherë pas dozës së parë dhe e gjithë kjo periudhë deri në marrjen e dozës së dytë mund të shërbejë si rast infektimi. Për këtë pas vaksinimit duhet të jemi sa më të kujdesshëm, menjëherë pas vaksinimit nuk jemi të mbrojtur.

Doza e dytë është pas tri javësh, ku organizmi mund të ketë krijuar antitrupa. Doza e parë nuk krijon mbrojtje totale, do të duhet deri në dy javë ku mund të filloj të krijojë antitrupa dhe kjo varet nga organizmi”, tha Bino. Bino nënvizoi se procesi i vaksinimit po vijon duke mbajtur në konsideratë edhe dozën e dytë për personat që kanë kryer deri tani vaksinimin.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo edhe:

Close
Back to top button
Close