Categories Lajme

DPSHTRR: Karta e tahografit 60% ulje tarife, merret për 10 ditë

Nga 1 qershori ka nisur lëshimi i kartave të tahografit me 60% ulje tarife, duke e ofruar 40 euro nga 100 euro që kushtonte.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njoftoi sot nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se, karta e tahografit mund të merret për 10 ditë nga 30 ditë që vononte përpara, duke e shpejtuar procesin me 67% kursim kohe, falë rikonceptimit të shërbimit nga DPSHTRR.

Në muajin e parë të aplikimit të risive janë kryer 671 aplikime ose 227% më shumë se mesatarja mujore.

DPSHTRR theksoi se, 270 mijë euro i janë kursyer transportuesve rrugorë nga ulja drastike e tarifës dhe nga rritja e ditëve të punës (ulen ditët e pritjes pa kartë, pra pa punë) vetëm gjatë muajit të parë.

“Vizioni ynë është të ulim kostot për sektorët jetikë të transportit rrugor që janë shumë të ekspozuar me krizën globale të çmimeve që pason fazën e zgjatur të pandemisë nga Covid-19!”, theksoi DPSHTRR.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME