Categories Lajme

Drama/ Momente tmerri për 38-vjeçaren, një burrë e mbyll në banesë dhe abuzon seksualisht me të

Një 38-vjeçare, e cila ka qenë e “burgosur” në një shtëpi në Nea Joni në Greqi, ka jetuar për të paktën 24 orë momente makthi.

Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia për rastin, i cili përballet me akuza të rënda, mes të cilave dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të.

Dramës së 38-vjeçares i është dhënë fund nga fqinjët e shtëpisë, të cilët në një moment kanë dëgjuar zëra dhe kanë lajmëruar policinë.

Me të mbërritur në vendngjarje një makinë patrullë dhe një ekip policie, fqinjët kanë treguar me gisht nga shtëpia, policia i ra ziles dhe 58-vjeçari është shfaqur duke u thënë se “gjithçka është në rregull”.

Megjithatë, 38-vjeçari ka arritur t’i tregojë policisë se ka një problem, pasi policia ka hyrë për të hetuar.

Aty kanë dëgjuar se çfarë ka ndodhur saktësisht orët e mëparshme, ndërsa 38-vjeçarja është rrahur dukshëm dhe me shenja abuzimi seksual.

Menjëherë në pranga ka rënë 58-vjeçari, ndërsa në kontrollin e shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta, një karabinë dhe një armë me dylbi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME