Categories Lajme

Drejt përmirësimit situata tek Ura e Mifolit, Peleshi: Janë evakuuar 30 familje

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka informuar në lidhje me situatën e përmbytjeve në Vlorë dhe Fier. Nga Ura e Mifolit, aty ku ka qenë edhe situata më kritike ditën e sotme, Peleshi tha se fryrja e lumit Vjosa ka shkaktuar përmbytje në disa qindra hektarë, por është shmangur më e keqja krahasuar me skenaret e viteve të kaluara.

“Flasim për qindra hektarë të përmbytur, jo për mijëra siç ka qenë në fund të vitit 2017 dhe në fillim të vitit 218 në këtë zonë. Kjo për disa arsye. Tani nuk është momenti për të bërë bilance suksesesh, por dua të falenderoj të gjitha forcat, bashkive, Policisë së Shtetit, Bashkive, emergjencat civile. Prej disa ditësh kemi pritur një përshkallëzim të situatës. Kemi ngritur strukturat dhe gatishmërinë”, tha Peleshi.

Rreth 30 familje janë evakuuar për të shmangur çdo dëm. Peleshi tha se është bërë maksimumi dhe fatmirësisht nuk ka bilance dramatike.

“Rreth 30 familje janë evakuar për të shmangur çdo lloj dëmi, këto raste emergjencash kemi të parin jetën e njeriut pastaj pasurin gjënë e gjallë kemi bërë maksimumin nuk kemi bilance dramatike i kemi shmangur ato”

Ministri i Mbrojtjes theksoi se ndërtimi i dy argjinaturave, një në fshatin Fitore dhe një Çerven kanë, parandaluar një skenar më të keq të përmbytjeve.

Situata tek ura e Mifolit po vjen në përmirësim e sipër. Peleshi tha se uji ka rënë rreth 50 centimetra ndërsa pritet që deri nesër në mëngjes të bjerë deri në 1 metër.

“Është në përmirësim te ura e Mifolit, niveli është duke rënë ka rënë mbase 50 cm, ka një shpejtësi të madhe të rrjedhjes së ujit tani nuk ka reshje, nuk do të ketë reshje as nesër kështu që presim deri në mëngjes për shkak të disa faktorëve të tjerë që po më shpjegonte Flamuri prefekti, batica dhe zbatica e detit etj. themi të kemi një ulje mbase edhe 1 m të ujit. Uji po tërhiqet hidrovorët janë të gjithë në punë ne jemi natyrisht në gatishmëri pavarësisht parashikimeve të motit jemi në gatishmëri për të vepruar në kohë për çdo situatë që mund të krijohet”.

Ministri tha se nuk pritet që të hënën të ketë reshje çka do të rezultojë në përmirësimin e situatës. Peleshi tha se strukturat e shtetit janë në gatishmëri. “Dua të qetësoj banorët përreth që nuk do të mungojë puna jonë”, tha Peleshi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME