Po udhëtonte me një eskavator të vjedhur në Milano drejt Barit e më pas me traget drejt Shqipërisë, por plani nuk është përfunduar pasi përfundoi në prangat e policisë italiane.
Po flasim për një shtetas shqiptar, i cili kishte vendosur brenda një kamioni, mjetin e vjedhur në veri të shtetit apenin, shkruan Ora News.
Pas denoncimit, salla e operacioneve në Pescara dhe filloi kërkimi për një kamion që udhëtonte nga Milano dhe mbante një ekskavator të madh të vjedhur. Agjentët filluan të kërkonin kamionin dhe përgjuan transportuesin në zonën industriale të Civitanova. Aty mbaroi edhe udhëtimi i shqiptarit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat Italiane.