Defekti i rëndë në rrjetin e ujësjellësit pranë Gjykatës së Apelit. Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve për anomalitë në furnizim gjatë ditës së sotme.
Drejtoresha e Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Elona Hodaj, në ndjekje të punës për riparimin e avarisë së rëndë në rrjetin e ujësjellësit, pranë Gjykatës së Apelit. Jemi të angazhuar maksimalisht për të riparuar këtë defekt, që vjen për shkak të rrjetit të amortizuar.
Të nderuar qytetarë! Na mirëkuptoni për anomalitë e krijuara në furnizimin me ujë, gjatë ditës së sotme. Një falenderim dhe mirënjohje, për punonjësit tanë, heronjë të vërtetë, që nuk kanë pushuar asnjë moment, për të zgjidhur këtë situatë të krijuar.