Categories Lajme

Dritan Abazoviç uroi Kosovën për pavarsinë, mediat serbe e sulmojnë

Zv/kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç uroi Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se vlerëson marrëdhëniet mes dy vendeve. “Ju dërgoj urimet e mia më të sinqerta me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore midis dy vendeve tona, ne po shohim përpara për bashkëpunim që do të sjellë përfitime për qytetarët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës”, shkruan ai ndër të tjera. Por ky reagim i tij nuk është pritur mirë nga mediat serbe. Ato e kanë përcjellë urimin e tij si një skandal të qeverisë në Malin e Zi duke uruar pavarësinë “e rreme” të Kosovës.

Disa nga titujt në mediat serbe: Abazović uroi të ashtuquajturën Ditën e Pavarësisë. shteti i Kosovës SKANDALI I RI I QEVERISË NË MALIN E ZI: Dritan Abazović uron shtetin e rremë në “ditën e pavërtetë të pavarësisë” Skandali i ri i qeverisjes në malin e zi: Dritan Abazoviç uron “pavarësinë e rreme” shtetit të rremë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME