Nga Dritan Leli:
Pas Hoshtimës, përfundon këtë fundjavë edhe asfaltimi i rrugës së Poros që mbërrin deri në kishën dhe shkollën e fshatit. Buxheti i Bashkisë Vlorë, për vitin 2021, ka parashikuar që të ndërhyhet njësoj edhe në rrugët e fshatrave të tjera të territorit të Vlorës. Përgjatë këtij viti, me pak durim, kërkesat e banorëve për përmirësimin e infrastrukturës së fshatrave, do të përmbushen një nga një. Duke garantuar standardet, do të kemi sezon turistik të mbarë!