Lajme

Dritë jeshile për shqiptarët/ BE heq kufizimet, çfarë duhet të dini

Rënia e shifrave të infektimit si rezultat i vaksinimit, i ka dhënë dritën jeshile shqiptarëve që të udhëtojnë në vendet e BE-së.

Vendimi është marrë sot nga ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, të cilët kanë vendosur të fusin Shqipërinë te vendet e sigurta, për një udhëtim të lirë drejt Bashkimit Evropian.

Çfarë duhet të dini nëse keni plane të udhëtoni

Vendet e BE-së ende mund të zgjedhin individualisht të kërkojnë një test negativ COVID-19 ose një periudhë karantine. Nëse kërkohet, qytetarët duhet të paraqesin një test negativ për COVID-19 të bërë 72 orë nga nisja. Gjithashtu qytetarët mund të paraqesin dokumentin që vërteton se ata janë të vaksinuar.

Çështja e shëndetit është në kompetencën kombëtare të secilit shtet anëtar të BE-së, prandaj, edhe në rast se disa vende deklarohen të sigurta, secili vend i BE-së ka të drejtë të vendosë masa për të luftuar koronavirusin.

Për të siguruar statusin e një vendi të sigurt, ai duhet të regjistrojë maksimum 75 raste pozitive me koronavirus për 100,000 banorë, në 14 ditët e fundit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: