Categories Lajme

Drogë në makinë, kapet në flagrancë 37-vjeçari në Durrës

Një 37-vjeçar nga Durrësi u arrestua dhe një tjetër u procedua në gjendje të lirë, pasi nga kontrollet e ushtruara, u gjet një sasi kanabis e fshehur në makinën me të cilën udhëtonin.

Sipas Policisë, i arrestuari është shtetasi A. K., 37 vjeç, banues në Durrës.

Si rezultat i kontrolleve u arrestua në flagrancë një 37-vjeçar që kishte fshehur kanabis në automjetin që drejtonte.

Njoftimi i Policisë: 

Procedohet penalisht dhe pasagjeri në automjet. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 37 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin shtetasin italian M. R., 30 vjeç. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin tip “Citroen”, me drejtues shtetasin A. K. dhe pasagjer shtetasin M. R., kanë gjetur të fshehur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME