Lajme

Drogë, prostitucion dhe grabitje, shkatërrohet banda shqiptare në Itali, 24 të arrestuar

Policia ka arrestuar këtë të mërkurë 24 persona në Milano për trafikimi droge, prostitucion dhe grabitje. 16 prej tyre ishin shqiptarë, ndërsa 2 ishin nga Italia, 5 marokenë dhe një me origjinë nga Tunizia.

Pas një hetimi të nisur në vitin 2020 në bashkëpunimin e autoriteteve italiane me ato zviceriane, u zbulua baza logjistike e bandës në Milano, ku operonin dy organizata kriminale me kokë grupi shqiptarë. Sipas medieve italiane, banda sillte drogën nga Afrika e Veriut në Itali dhe Zvicër, ku më pas shitej tek konsumatorët.

Gjatë kontrolleve nga njësa antidrogë, u gjetën rreth 42 kilogramë lëndë narkotike ku përfshihej heroinë, kokainë dhe hashash si dhe 40 kilogramë lëndë prerëse. Gjithashtu, u gjetën 2 armë automatike dhe rreth 13 mijë euro cash.

Në përfundim të hetimit, u gjet edhe një apartament  dhe një magazinë që përdoreshin si ambjente për kultivimin e drogës, si dhe disa banesa të tjera për ruajtjen e ngarkesave të drogës. Gjithashtu, u zbulua se banda menaxhonte në mënyrë të qëndrueshme një sistem të shfrytëzimit të prostitucionit me vajza nga Evropa Lindore, ku i detyronin me kërcënime me jetë dhe i vinin në dispozicion të klientëve duke përfshirë dhe takimet online.

Të 24 të dyshuarit u arrestuan dhe u dërguan në burgjet përkatëse duke përfshirë Milanon, Bergamon, Leccen, Kremona, Savona dhe Torino. Ndërkohë po punohet për gjetjen dhe sekuestrimin e mijërave tonëve drogë të fshehura nga banda si dhe qindra mijëra euro të ardhura si fitim nga shitja e kokainës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close