Lajme

“Dron ushtarak dhe makinë e blinduar”, çfarë gjeti policia pas rrëfimit të Nuredin Dumanit

Vlerat e larta monetare dhe ekzekutimet e dhunshme nuk janë të vetmit tregues të fuqisë së tetë grupeve kriminale të goditura në Shqipëri pas rrëfimit të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt.

Sofistikimi në mënyrën se si përgatiteshin atentatet është një tjetër pikë e vënë në dukje nga hetuesit.

Ndërkohë gjatë operacioneve të kryera, është gjetur edhe një dron ushtarak, i cili përdoret për vëzhgime, megjithëse ky nuk është i vetmi funksion i tyre.

Grupi hetimor është duke kryer verifikimet nëse pajisja është përdorur për ndonjë ngjarje.

Një makinë e blinduar gjithashtu është sekuestruar gjatë këtyre operacionit, i cili ka vijuar prej disa ditësh më synimin për të arrestuar në Elbasan Talo Çelën.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme deri më tani kanë çuar para drejtësisë për këtë dosje 32 persona për dhjetëra vjedhje me dhunë dhe vrasje me pagesë. /Tvklan

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close