Categories Lajme

Dropull, Po pastronin fasadën e kompanisë, dy gra rrëzohen nga vinçi

Një aksident në punë ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar në Dropull, ku të plagosura kanë mbetur dy gra. Ngjarja ka ndodhur teksa gratë kanë qenë duke pastruar fasadën e një godine të një kompanie në fshatin Vrisera. Në mënyrë të pashpjegueshme, ishte improvizuar një vinç me një kovë, sipër së cilës ndodheshin gratë. Befas, kova është shkëputur dhe gratë janë rrëzuar nga një lartësi rreth 15 metra.

Ato janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, ku mësohet se njëra ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, nuk dihet ende nëse Policia e Gjirokastrës apo Prokuroria kanë nisur hetimet për ngjarjen, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga shkelja e rregullave të sigurimit teknik në punë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME