Categories Lajme

“Dua 5 kg mish”/ Kodet e trafikantëve që shkëmbenin lëndë narkotike në Turqi

8 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Uraka 2” pranë Qafë-Thanës, si anëtarë të një grupi që do të trafikonte 578 kilogramë kanabis drejt Turqisë dolën të shtunën për caktimin e masës së sigurisë në Gjykatën për Krimet e Rënda.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura për median, të 8 të arrestuarit mohuan përfshirjen e tyre në ndonjë linjë të trafikut në narkotikëve. Drejtuesi i mjetit furgon ku u gjet droga pretendoi se ishte kontraktuar për të transportuar mjetin nga një pikë në tjetrën, pa pasur dijeni për ngarkesën e drogës.

Pretendimet e tyre nuk bindën gjyqtarin Bib Ndreca, i cili caktoi për secilin masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzën e “trafikut të narkotikëve” në kuadër të “grupit të strukturuar kriminal”. ABC News raportoi se ka siguruar një kopje të kërkesës së prokurorisë, ku zbardhen detaje të hetimit dhe përgjimet që i futën në “grackë” dhe rolet e të dyshuarve në grupin kriminal.

Prokuroria ka paraqitur si provë disa përgjime telefonike mes të pandehurve dhe vëzhgime ambientale të lëvizjeve të tyre. Në një nga këto biseda Arianit Bida i thotë të arrestuarit Arben Cristea se do të marrë “5 kilogramë mish”, por sipas prokurorisë dyshohet se kjo është fjalë kod për drogën.

Sipas prokurorisë, grupi në fjalë do trafikonte sasinë e kanabisit drejt Turqisë, ku pasi ta këmbenin me heroinë do ta sillnin në Shqipëri. Droga dyshohet se sigurohej nga Aranit Bida në Tepelenë dhe po ai organizoi transportin në aksin Tepelenë – Fier – Rrogozhinë – Elbasan me destinacion Pogradecin.

Në këtë vend droga do merrej nga një shtetas me emrin “Gjon”, i cili dyshohet se do trafikonte lëndën në Maqedoni e Greqi, ndërsa kalimi i saj në Maqedoni do të bëhej përmes liqenit të Ohrit nga ana e Suferim Dukollarit. “Pazari” për drogën dyshohet të jetë bërë nga i arrestuari Adi Çela dhe një shtetas turk që rezulton të jetë futur në Shqipëri nga Kosova në 30 Gusht 2018.

Jashtë sallës së gjyqit avokatët mbrojtës të të arrestuarve hodhën dyshime për ligjshmërinë e veprimeve procedurale nga ana e prokurorisë gjatë hetimit të çështjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME