BotaLajme

“Dua familjen, vëllain dhe babain tim”, deklaratat e fundit të Harry-t trazojnë pallatin mbretëror

Pas publikimit të dokumentarit “Harry dhe Meghan”, princi mesa duket kërkon një rikthim te marrëdhënia e mëparshme me vëllain dhe babain e tij.

Në videot e publikuara ai këmbëngul se gjërat nuk duhej të ishin kështu në familjen e tij, duke theksuar se si Charles dhe William nuk ishin të gatshëm të pajtoheshin me largimin e tij nga pallati mbretëror. “Do doja që ata të ktheheshin si në fillim, na mendojnë mua dhe bashkëshorten si të këqinjtë por s’është ashtu”-thotë Harry.

Ndër të tjera, djali më i vogël i mbretit Charles dhe i princeshës së ndjerë Diana, flet edhe për lajmet e rreme, që lidhen me jetën e tij personale, duke theksuar: Dua familje, jo institucion!

Burime anonime nga pallati mbretëror në Buckingham bëjnë me dije se marrëdhëniet mes vëllezërve nuk janë aspak të mira dhe se këto deklarata publike të Harry-t e kanë përkeqësuar situatën akoma më shumë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close