fbpx
Lajme

Dua Lipa përfshihet në debatin Trump-Biden, ironizon stilin e flokëve të tij

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, njihet për qëndrimin e saj kundër politikave të presidentit aktual amerikan dhe këtë e ka treguar vetë Dua në qendrime të shpeshta që ajo ka mbajtur kundër presidentit aktual, Donald Trump. Dua, së fundmi ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku ka ironizuar flokët e Trump. “70 mijë dollarë shpenzime për flokët dhe stilistin e tij” shkruan Dua poshtë fotos e cila është shkëputur nga dalja e fundit e presidentit Trump në debatin Trump-Biden.

Këngëtarja, prej kohësh ka folur hapur mbi qëndrimin e saj, kundër presidentit Trump. Debati presidencial, i pari nga tre debate që do të mbahen në SHBA ka përfshirë edhe shumë njerëz të famshëm nga bota e Hollywood, të cilët janë shprehur pro ose kundër një kandidati në zgjedhjet që do të mbahen më 3 nëntor.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button