Categories Lajme

“Duam jetë me dinjitet”, naftëtarët marshojnë masivisht drejt Bashkisë Mallakastër

Naftëtarët e Ballshit krahas grevës së urisë të disa pjestarëve të tyre, kanë vendosur paralelisht të protestojnë ditën e sotmë përballë Bashkisë Mallakastër. Ata janë aktualisht duke marshuar drejt institucionit lokal duke u grumbulluar masivisht në dy drejtime. Nën thirrjet “Duam jetë me dinjitet”, naftëtarët vijojnë luftën për marrjen e pagave të tyre të prapambetura nga kompania e naftës, si dhe gjithashtu kërkojnë dhe rikthimin e tyre në punë me kontrata individuale. Gjatë marshimit që po ndodh në këto momente në drejtim të bashkisë, naftëtarëve po u bashkohen dhe qytetarë,si dhe pjestarë të bizneseve të tjera në qytet.

Kujtojmë se një pjesë e naftëtarëve ndodhen ditën e sotme në ditën e 15 të grevës së urisë, ku disa prej tyre për shkak të problemeve shëndetësore janë detyruar të dalin prej ngujimit në gjendje të rënduar të shëndetit fizik. Qeveria është shfaqur indiferente ndaj problemit të tyre duke e shpallur një problem të brendshëm të kompanisë. Nga ana tjetër naftëtarët kanë deklaruar se nuk do të reshtin së protestuari për të drejtat e tyre duke përshkallëzuar protestat e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME