Categories Lajme

Duhej të ishte në shtëpi, xhiroja me makinë i kushton shtrenjtë 47-vjeçarit shqiptar

Një 47-vjeçari shqiptar, i cili ishte i dënuar me “arrest shtëpie”, i ka kushtuar mjaft shtrenjtë shëtitja me makinë me mikun e tij.

Mëngjesin e së shtunës 47-vjeçari shqiptar së bashku me mikun e tij ishin duke bërë xhiro me makinë në rrugën “Giulio Cesare” në Torino, por nga pakujdesia drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe shkakton aksident duke u përplasur me dy makina të tjera.

Menjëherë në vendgjarje kanë mbërritur karabinierët, të cilët pasi kanë bërë verifikimet kanë parë që 47-vjeçari shqiptar ishte i dënuar me arrest shtëpie dhe nuk duhet të ishte në shëtitje, prandaj i kanë vendosur prangat menjëherë duke e rikthyer në qeli.

47-vjeçari ishte dënuar me arrest shtëpie, pasi i ishte gjetur në xhep pak kohë më parë një thikë 12 centimetra e gjatë.

Por nuk ka shpëtuar as miku i tij i cili rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur, dhe gjykata vendosi që t’i heqë patentën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME