Lajme

Durrës, 25-vjeçarja hidhet nga ballkoni dhe i jep fund jetës

Një 25-vjeçare me iniciale I. V është vetëvrarë në Durrës. Sipas njoftimit paraprak të policisë, dyshohet se e reja është hedhur nga ballkoni i shtëpisë.

Nuk ka ende asnjë të dhënë për arsyen e kësaj tragjedie. Mësohet se një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i Policisë: Rreth orës 08:15, në lagjen nr.1, Durrës, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës së saj dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasja I. V., 25 vjeçe. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close