fbpx
Lajme

Durrës/ Banorët e prekur nga tërmeti në protestë: Pallati na është shembur, bashkia s’na jep bonus qeraje

Disa nga banorët e Durrësit që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar  janë ngritur sot në protestë. Ata shprehen se Bashkia e Durrësit nuk u ka dhënë bonusin e qerasë edhe pse banesat e tyre janë shembur. Banorët shprehen se janë në qiell të hapur dhe nuk  kanë as para të paguajnë qeratë e shtëpive të tyre.

“24 familje të jemi kemi dorëzuar dokumentet. Pallati na është shembur. Shteti po na vret për herë të dytë. Nuk po marrim bonusin e qerasë. Paguaj edhe kredinë paguaj edhe qeranë vetë. Kërkojmë bonus qiraje.”, u shpreh një nga banoret. 

Ndërsa një tjetër theksoi se nuk ka as ku të flejë dhe s’ka as para të paguajë qeranë e shtëpisë. “Nuk ka ardhur asnjë nga bashkia të na shohë se ku po hamë, ku po flemë. Bashkia na tha që pallati është i banueshëm. Por pallati është shembur nga tërmeti. Kemi mbetur pa shtëpi, Ne sot kemi hall.  Ne nuk jemi fare në listën e bonusit, pallati na është shembur nga INUK. “, u shpreh ai.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button