Lajme

Durrës, Dhunoi gruan, arrestohet 47 vjeçari

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër. Specialistët e Hetimit të Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin H. Ç., 47 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. T., 52 vjeç, banues në Nikël, Krujë, dhe proceduan penalisht shtetasin K. S., 62, vjeç, banues në Arramaras  Krujë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi 52-vjeçari, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin K. S., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorinë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: