Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, një 81-vjeccar është gjetur i mbytur në pus. Policia lajmëron mëngjesin e sotëm se shtetasi është rrëzuar aksidentalisht.
“Durrës/ Më datë 14.06.2021, rreth orës 23:30, në fshatin Katund i Ri, Durrës, pranë banesës së tij është gjetur i mbytur në pus shtetasi A. L., 81 vjeç, i cili nga veprimet hetimore dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës”, njofton policia.