Një aksident i rëndë, ka ndodhur pasditen e kësaj të dielë rreth orës 18:05 në rrugën “Bajram Tusha” në Tiranë, ku një kamionçinë ka përplasur një motor.
Drejtuesi i motorit, shtetasi 20 vjeç ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë Durrës/Informacion paraprak Më datë 21.11.2021, rreth orës 18:05, në rrugën ” Bajram Tusha”, mjeti tip kamionçinë me drejtues shtetasin S. G., 65 vjeç, ka përplasur shtetasin V. M., 20 vjeç që po lëviste me motomjetin e tij, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.