Lajme

Durrës/ Kishin prishur qetësinë publike dhe kishin shqetësuar banorët, procedohen penalisht 3 administratorët

Durrës/Evidentohen dhe goditen 3 raste të tjera të ndotjes akustike.

Kishin vënë muzikë të lartë, gjatë natës, në 3 lokale në lagjen nr.1, dhe si pasojë kishin prishur qetësinë publike dhe kishin shqetësuar banorët, procedohen penalisht 3 administratorët.

Sekuestrohen disa pajisje që gjeneronin muzikë.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm për disa kallëzime të qytetarëve, se në lokale të ndryshme, në lagjen nr. 1, vihej muzikë në tejkalim të nivelit dhe të orarit të përcaktuar, shkelje e cila përbënte shqetësim për ta, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën dhe kanë ndërhyrë menjëherë në 3 lokale, për të ndaluar vijimin e kësaj paligjshmërie.

Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 administratorët e këtyre lokaleve, shtetasit E. H., 35 vjeç dhe K. Gj., 32 vjeç, të dy banues në Durrës, si dhe për shtetasin P. M., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa pajisje që gjeneronin muzikë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close