Lajme

Durrës, Lëkundje tërmeti, epiqendra dhe magnituda

Mëngjesin e sotëm dy tërmete kanë goditur vendin tonë. Sipas EMSC, lëkundja e parë sizmike është regjistruar në orën 04:39.

Ky tërmet ka pasur një magnitudë 3.3 të shkallës rihter dhe është ndjerë në disa zona. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 14 kilometra në veri të Durrësi.

Thellësia e lëkundjes sizmike ka qenë 2 kilometra. Ndërkohë rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, është regjistruar një tjetër tërmet. Sipas EMSC, epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 21 km në Jug-perëndim të Tepelenës. Lëkundja sizmike ka qenë 3.4 e shkallës rihter. Fatmirësisht nga të dy tërmetet nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: