Lajme

Durrës, Makina përplaset me trafikndarësen, lëndohet shoferi 49-vjeçar

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte, rreth orës 14:02 në Durrës ku një makinë është përplasur me trafikndarësen. Mësohet se si pasojë e aksidentit është lënduar shoferi, shtetasi M.D, 49 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Durrës/Informacion paraprak, Më datë 09.12.2021., rreth orës 14:20, në lagjen nr. 13, Durrës, shtetasi M. D., 49 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

49-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close