Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte, rreth orës 14:02 në Durrës ku një makinë është përplasur me trafikndarësen. Mësohet se si pasojë e aksidentit është lënduar shoferi, shtetasi M.D, 49 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Durrës/Informacion paraprak, Më datë 09.12.2021., rreth orës 14:20, në lagjen nr. 13, Durrës, shtetasi M. D., 49 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.
49-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e aksidentit.