Categories Lajme

Durrës/ Miratohet lista e 6-të e ndihmës për familjet përfituese të grantit për rikonstruksionin e banesave

Këshilli bashkiak i Durrësit miratoi sot dhënien e ndihmës financiare, sipas listës së gjashtë me subjektet përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

Në mbledhjen e zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik Këshilli Bashkiak miratoi disa vendime të rëndësishme, si familjet përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri 6 % dhe fondi nga të ardhurat e bashkisë për muajin shtator 2020, miratimin e “rregullores për marrëdhëniet e këshillit bashkiak me publikun dhe median”.

Po ashtu Këshilli Bashkiak miratoi vijimin e procedurave të prishjes së detyruar të 4 banesave private të ndodhura në njësinë administrative nr.5, Durrës të gjitha pronë private në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit, Tiranë, miratimin e listës së familjeve përfituese të subvencionimit të qirasë të mbetura të pastreha si pasojë e shembjes së banesave të tyre.

Njëkohësisht u miratua edhe prishja e detyruar e godinës 1 kt, që i përket kopshtit Kuçok, që mban nr. 10, të listës së transferimit dhe të godinës 1 kt, që i përket kopshtit me vendndodhje në fshatin Radë, që mban nr. 13, të listës së transferimit, njësia administrative Manëz, që me VKM nr.538, datë 7.8.2012, bëjnë pjesë në listën paraprake të pronave të bashkisë Manëz (sot bashkia Durrës), për shkak se janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor 2019 dhe përbën rrezik shumë të lartë për jetën dhe shëndetin dhe rekomandohet të demolohen.

Këshilli Bashkiak miratoi edhe prishjen e detyruar të ndërtesës së administratave të njësive administrative Katund i Ri dhe Ishëm, bashkia Durrës, për shkak se janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor 2019 dhe përbën rrezik shumë të lartë për jetën dhe shëndetin, si dhe prishjen e shkollës së vjetër 9-vjeçare “Riza Shera”, Radë, njësia administrative Manëz.Atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME