Lajme

Durrës, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte, rreth orës 16:20, në Spitallë, Durrës ku një makinë është përplasur me murin rrethues të një banesë. Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar shoferi A.T, 53 vjeç dhe pasagjeri E.Gj, 28 vjeç.

Durrës/Informacion paraprak Me datë 05.10.2021 rreth orës 16:20, në Spitall, Durrës, mjeti me drejtues shtetasin A.T., 53 vjeç, ka humbur kontrollin duke u përplasur me murin rrethues të një banese. Si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi E.Gj., 28 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jeten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close