
Një 21-vjeçare në Durrës ka humbur jetën tragjikisht mesditën e sotme, pasi ka rënë nga pallati ku banonte.
Dyshohet se e reja me iniciale D.M., është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt i pallatit ku për pasojë ka humbur jetën në vend.
Njoftimi i policisë: Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 11:30, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht, nga kati i katërt i pallatit ku banonte, shtetasja D. M., 21 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.