Lajme

Durrës, shkrime ofenduese për kosovarët në plazh

Imazhe negative kanë ardhur nga Durrësi, ku në një hapësirë të plazhit është shkruar ‘F*ck Kosova’. Padyshim që Shqipëria është destinacioni i preferuar i kosovarëve për pushime verore dhe jo vetëm.

Durrësi e qytetet tjera që kanë plazh janë më të frekuentuara nga kosovarët, ku brenda sezonit veror qindra mijëra kosovarë shkojnë atje. Së fundi imazhe jo të mira vijnë nga Durrësi.

Një lexues ka dërguar dy fotografi ku shihet se në një hapësirë të plazhit në Durrës është shkruar ‘F*ck Kosova’.

Lexuesi ka pohuar se fotografitë janë bërë me datë 13 qershor, citon lajmi . net. “Kjo është për me u çmend njeri, kur dihet se shumica e kosovarëve kanë pushu dhe pushojnë në Durrës.

Këto fotografi janë bërë te Rrota e kuqe apo hotel Drenica”, ka thënë ky lexues për Metron.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: