Lajme

Durrës/ Vdes nga korrenti në dush, 45-vjeçarja bie në kontakt me energjinë

Një ngjarje e rëndë tronditi komunitetin e Maminasit dhe atë të arsimtarëve në Durrës Drejtoresha e shkollës 9-vjeccare të Rubjekës ka humbur jetën mëngjesin e së mërkurës në banesën e saj në Maminas të Durrësit.

Policia e Durrësit njoftoi se rreth orës 08:20, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar Ornela Gjeçi, 45 vjeçe nga Maminasi. Ajo është gjetur nga bashkëshorti i cili dhe e ka dërguar në spital, por mjekët kanë konstatuar se ajo ishte pa shenja jete.

Nga hetimet e para rezulton se shkak i vdekjes është rënia në kontakt me rrymën elektrike, e favorizuar edhe nga lagështia në banjon e banesës së saj.

Viktima ka qenë duke u larë kur ka rënë në kontakt me korentin. Gjithsesi, grupi hetimor po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë

Kjo është drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Rrubjekë, Ornela Gjeçi e cila humbi jetën e ditën e sotme pasi e zuri korrenti në dush.

“Ndahet nga jeta drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Rrubjekë – Ornela Gjeçi. Do të kujtojmë gjithmonë si një drejtoreshe e përkushtuar, si një kolege e dashur me të gjithë, si një njeri pozitiv dhe e qeshur gjithmonë. Do na mungosh te gjithëve si kolektiv dhe të gjithë nxënësve të shkollës. Pushofsh në paqe KOLEGE”, shkrihet në reagimin e shkollës 9-vjeçare Rrubjekë.

“E tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta para kohe të drejtoreshës së shkollës 9- vjeçare në Rubjekë!  Ornela Gjeçi, ishte modeli më i mirë i mundshëm i një arsimtareje të përkushtuar dhe të një gruaje të fortë por gjithmonë të buzëqeshur. Lutjet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen e bukur që Ornela la pas, sepse ajo do i mungojë të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin. U prehsh në paqe mike”, shkruan Zyra Vendore Arsimore Shijak./m.j

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close