Categories Lajme

Durrësi, Dubai i vogël i Mesdheut/ Alabbar në CNN

Kreu i kompanisë “Emaar”, Mohamed Alabbar, kompani e cila do të ndërtojë portin turistik të Durrësit,  në një intervistë për CNN, e cilësoi këtë investim një ëndërr që do të bëhet realitet, ndërsa vlerësoi se Shqipëria ka gjithë indikatorët pozitivë për të tërhequr investimet e huaja.

“Europa e Re më duket shumë interesante. Kur hedh sytë nga Shqipëria dhe shikon përpjekjet e mëdha që qeveria po bën për ta çuar vendin përpara, patjetër që do dëshiroja të investoja i pari atje, sepse të gjithë indikatorët janë pozitivë, rritja e PBB-së dhe sektori i turizmit, një vijë bregdetare mahnitëse dhe një bregdet i pozicionar përballë Greqisë”, tha ai.

I pyetur lidhur nëse ky është fronti i dytë në Europën e re pas investimit në Serbi, Alabbar tha se i ka ndjekur me vëmendje këto vende që janë fantastike përsa i përket rritjes ekonomike, fuqisë punëtore dhe ajo që është më e rëndësishme, është se qeveritë e tyre punojnë ditë e natë për t’u bërë pjesë e Europës së vërtetë.

“Fatkeqësisht Shqipëria ka një të shkuar, për shkak të qeverisjes së atëhershme në vitet ‘90-të, por ky vend tashmë është pjekur, sigurisht jo brenda një dite dhe unë shikoj treguesit të cilët janë pozitivë dhe kjo gjë më shtyn që ndërmar një projekt madhështor dhe ndihem krenar që jam i pari që hedh këtë hap”, tha ai.

Alabbar vlerësoi “që procesi i rindërtimit po vazhdon në këtë vend dhe ne dëshirojmë të kontribuojmë jo vetëm në rindërtimin e vendit, por edhe për ta vendosur Shqipërinë në hartë për të ftuar investitorë të tjerë”.

“Sigurisht që ne po investojmë për të marrë fitimet tona, por edhe të nxjerrim në pah vlerat e këtij vendi, të qeverisë dhe të popullit”, shtoi ai.

I pyetur lidhur me investimin madhështor që do të zbatohet në një sipërfaqe prej 800 000 metrash katrorë, me komplekse banimi, hotele, zyra, model që është zbatuar në Dubai, Alabbar tha se e ka bërë në shumë vende dhe së fundmi në Serbi me projektin e stacionit të trenit i cili ishte shumë i suksesshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME