Categories Lajme

Durrësi I Ri/ Ndryshim Madhështor, Sot Mbërriti Në Shqipëri Dhe Takoi Ramën…

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Durrës ku ka prezantuar masterplanin për shndërimin portit tregtar të Durrësit në një port turistik.

Rama thotë se do investohen 2 miliardë euro për ndërtimin e portit.

“Teksa po dalim nga tuneli i gjatë i pandemisë një Epokë e Re po hapet për Durrësin e për krejt Shqipërinë. Porti i ri turistik, ndër më të mëdhenjtë e Mesdheut, do të injektojë vetëm gjatë ndërtimit nga kompania e madhe globale Emaar Group, 2 miliardë euro dhe do të ndryshojë strukturën e industrisë së re të Turizmit Shqiptar. Impakti i këtij investimi që kryhet nga kompania që ndërtoi Portin e Dubait dhe ka autorësinë e ndërtimeve më spektakolare në Emiratet e Bashkuara, e në plot vende të botës, do të ndryshojë thellësisht ekonominë e qarkut të Durrësit si edhe do të krijojë një efekt ekonomik zinxhir në krejt bregdetin shqiptar, ku ka nisur ndërtimi i Portit të Ri Turistik të Sarandës, do të nisë deri në qershor ndërtimi i Portit të Ri Turistik të Vlorës dhe sipas Planit 2021-2025 do të nisë brenda vitit 2023 ndërtimi i Portit të Ri Turistik të Shëngjini”- shkruan Rama.

Në prezantim mori pjesë edhe biznesmeni nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabbar i cili tha se projekti do bëhet me shumë dashuri.

“Rrallë gjej njerëz si ju, që në qendër vënë njerëzit, që përpiqen të bëjnë gjithçka për to. Nëse nuk ngremë lart jetën njerëzore, shpirtin njerëzor, atëherë nuk kemi sukses. Unë kam bërë shumë gabime, por tani mendoj që jam më i fortë se kurrë. Ta dini që kjo do të bëhet me shumë dashuri, me shumë kujdes.

Kur shoh Shqipërinë dhe vëllai im i dashur bën më bën  edhe më entuziast të marr pjesë në këtë projekt. Unë e kam vizituar Durrësin dhe një ditë u mërzita shumë për shkak të ndotjes që gjenerohet nga porti. Duhet të respektohen njerëzit tanë mjedisi. Isha në Beograd duke vizituar projektin dhe dikush më tha se ky është sesioni më i çuditshëm që keni konvertuar. Do përpiqem të bëj dhe më mirë nga ajo çfarë tregon videoja”-tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME