Lajme

Durrës,Përfshihet nga flakët një banesë pas rrjedhjes së gazit, 22-vjeçari përfundon në spital

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjteje në Durrës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, ku dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. T., në lagjen nr. 13.

Si pasojë, është dëmtuar lehtë shtetasi F. T., 22 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close